NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E TENDERIT

logo-akep-lajm-1Me date 24.02.2012, në bazë të ftesës për ofertë të publikuar 11.01.2012, u zhvillua procedura e tenderit publik, me objekt “Dhënia e 1 (një) të drejte përdorimi në brezin e frekuencave 1950-1965 MHz - çiftuar me 2140-2155 MHz dhe 1910-1915 MHz spekter i paciftuar ”. Në këtë tender publik, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, administroi dy oferta të paraqitura dhe vendosi:
  1. Mos pranimin e ofertës prej 3 550 000 (tre milion e pesëqind e pesëdhjetë mijë) Euro, duke skualifikuar ofertuesin EAGLE MOBILE, për arsye se çmimi i paraqitur është më i vogël se 12 500 000 (dymbëdhjetë milion e pesëqind mije) Euro.
  2. Mos pranimin e ofertës prej 2 200 000 (dy milion e dyqind mijë ) Euro, duke skualifikuar ofertuesin PLUS COMMUNICATION, për arsye se çmimi i paraqitur është më i vogël se   12 500 000 (dymbëdhjetë milion e pesëqind mije) Euro.
  3. Ofertuesit, në mbështetje të pikës 15.9 të vendimit nr. 1252, datë 10.09.2008 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të zhvillimit të tenderit publik, për dhënien e së drejtës së përdorimit të frekuencave”, i ndryshuar, kanë të drejtë të paraqesin ankim administrativ pranë AKEP, brenda 5 ditëve pune, pas marrjes së njoftimit të skualifikimit.