NENSHKRUHET MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT ME EKIP

memorandum-mali-zi-16-3-12Më datë 13 Mars 2012, në Podgorice u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Republikës së Shqipërisë (AKEP) dhe Agjencisë për Komunikimet Elektronike dhe Shërbimet Postare të Malit të Zi (EKIP). Nënshkrimi i Memorandumit vendos baza për plane dhe programin për të mbajtur kontakte të rregullta dhe për të zhvilluar bashkëpunim praktik në çështjet që kanë të bëjnë me shërbimet e komunikimeve elektronike dhe shërbimet postare.