TAKIM PUNE ME AUTORITETIN RREGULLATOR TE TELEKOMUNIKACIONIT-ART TE REPUBLIKES SE KOSOVES

akep-art-16-3-12Në ambientet e AKEP, më datë 16.03.2012, u mbajt një takim pune me Autoriten Rregullator të Telekomunikacionit-ART të Republikës së Kosovës të kryesuar nga Kryetari i Bordit, Z. Ekrem Hoxha. Në takim u diskutua dhe u prezantua eksperienca e AKEP në lidhje me:
  • harmonizimin e legjislacionit sekondar pas miratimit të ligjit të ri për komunikimet elektronike, e në veçanti përgatitja dhe implementimi i rregullores për regjimin e autorizimit te përgjithshme
  • koordinimi me ICAO mbi përcaktimin e frekuencave për shërbimet Aeronautike në brezin e frekuencave 108 – 138 MHz
  • implementimi i rregullores për shërbimet Radio Amatore
  • menaxhimi i regjistrimit të domain nën.al, etj.