NENSHKRUHET MEMORANDUMI I MIREKUPTIMIT ME RATEL

Memorandum-Mirekuptimi-Beograd-4-4-12Më datë 21 Mars 2012, në Beograd u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Shqipërisë (AKEP) dhe Agjencisë së Komunikimeve Elektronike të Republikës së Serbisë (RATEL). Nënshkrimi i këtij Memorandumi pason atë të nënshkruar me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë, Kroacinë dhe Turqinë. Keto memorandume formalizojne bashkepunimin rajonal për çështje që kanë të bëjnë me shërbimet e komunikimeve elektronike dhe postare.