KESHILLIM PUBLIK PER UMTS

logo-akep-lajm-1Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), mbështetur në nenin 65 dhe 68 të ligjit nr.9918, dt.19.5.2008, “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, njofton të gjitha palët e interesuara se nis këshillimin publik për dhënien e të drejtave të përdorimit në brezat e frekuencave ’’UMTS-Universal Mobile Telecommunications System” 1900-1980 MHz, 2110-2170 MHz. Të interesuarit duhet të shprehin mendimet e tyre brenda 45 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Dokumentacioni përkatës gjendet i publikuar në faqen e web të AKEP:
www.akep.al ne rubriken Konsultime ne Proçes.

Për informacion mund të kontaktoni në adresën e email:
Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.