NENSHKRUHET MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT ME ANCOM

AKEP-ANCOM-010612AKEP, në vijim të formalizimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushën e komunikimeve elektronike dhe postare me institucionet homologe në rajon më datë 29 Maj 2012, në Bukuresht, ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Autoritetin Kombëtar për Menaxhimin dhe Rregullimin e Komunikimeve (ANCOM) të Rumanisë. Ky Memorandum specifikon drejtimet kryesore të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy autoriteteve, bashkëpunim i cili ka filluar kohë më parë. Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm dhe Ambasadori ynë në Bukuresht Z. Sami Shiba.