Takim AKEP me AK

AKEP-AK-260612Sot , në ambientet e AKEP, u mbajt takim midis anëtarëve të Këshillit Drejtues të AKEP dhe komisionerëve të Autoritetit të Konkurrencës. Qëllimi i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet dy autoriteteve . Nga ana e AKEP u prezantua situata e tregut të telekomunikacioneve si dhe hapat e ndërmarra në rregullimin e tij. Gjithashtu, me kërkesë të AK, u shpjeguan në mënyrë më të detajuar cështje të vecanta në lidhje me këtë treg.
Nga të dy palët u shpreh gadishmëria që këto takime të jenë më të shpeshta me qëllim trajtimin e cështjeve që ndihmojnë vendimarrjen e organeve kolegjiale të këtyre dy autoriteteve.
Datë 25.06.2012