NJOFTIM “PER KUFIZIMIN E NUMRIT TE TE DREJTAVE TE PERDORIMIT TE FREKUENCAVE”

logo-akep-lajm-1Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), bazuar në ligjin nr.9918, dt.19.5.2008, “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe përfundimet e këshillimit publik për kushtet e përdorimit të brezave të frekuencave 1900-1980 MHz, 2010-2025 MHz, dhe 2110-2170 MHz, njofton palët e interesuara se:

Sipas pikës 5 të nenit 68 dhe pikës 2 te nenit 65 të ligjit nr. 9918, numri i të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 1950-1965 - çiftuar me 2140-2155 MHz dhe 5 MHz spektër i paçiftuar 1910-1915 MHz dhe 2x15 MHz spektër i çiftuar 1965-1980 çiftuar me 2155- 2170 MHz me 5 MHz spektër i paçiftuar 1915-1920 MHz do të jetë i kufizuar.

  • Sipas pikës 2 te nenit 66 të ligjit nr. 9918, për dhënien e të drejtave të përdorimit të frekuencave në këtë brez do të aplikohet procedura e tenderit publik.
  • Vlera minimale e tregut për këto frekuenca është 4.000,000 (kater milion) Euro.
  • Numri i të drejtave të përdorimit 2(dy).

Rezultatet e këshillimit publik për dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 1950-1965 - çiftuar me 2140-2155 MHz dhe 5 MHz spektër i paçiftuar 1910-1915 MHz dhe 2x15 MHz spektër i çiftuar 1965-1980 MHz çiftuar me 2155- 2170 MHz me 5 MHz spektër i paçiftuar 1915-1920 MHz publikohen në faqen elektronike të AKEP njëherazi me publikimin e këtij njoftimi