PËRFUNDOI PUNIMET KONGRESI I 25-TË I UPU-SË (BASHKIMIT POSTAR TË PËRBOTSHËM).

KONGRESI-I-25-TE-I-UPU-SE-151012-SNë Doha të Katarit nga data 24.09.2012-15.10.2012, zhvilloi punimet Kongresi i 25-të i UPU-së (Bashkimit Postar të Përbotshem), agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara. Kongresi është autoriteti suprem i UPU-së që mblidhet cdo katër vjet. Administrata Postare Shqiptare në këtë Kongres përfaqsohej me një delegacion me përbërje nga MITIK, AKEP, “Posta Shqiptare” sh.a, si dhe Ambasadori ynë në Shtetin e Katarit Z. Ridi Kurtizi.
Qëllimi kryesor i Kongresit ishte përcaktimi i strategjisë për udhëheqjen e sektorit deri në vitin 2016, data e Kongresit të ardhshëm. Delegatë nga 192 vende anëtare të UPU-së dhe grupe të tjera të interest diskutuan cështje që prekin sektorin postar në ditët e sotme, duke përfshirë përdorimin e teknologjive të reja në  përmirësimin e shërbimeve postare, rolin e shërbimeve postare në ndihmë të financave, tregtisë botërore dhe kontributin në përgjithsi në shoqëri si dhe të ardhmen e sektorit postar.

Kongresi zgjodhi Këshillin Adiministrativ të përbërë nga 41 vende. Ky Këshill e ka qendrën në Bernë të Zvicrës dhe siguron vazhdimësinë e punës së UPU-së në kohën ndërmjet dy Kongreseve. Këshilli supervizon aktivitetin e UPU-së dhe ndërmer studime regullatore, administrative dhe legjislative.

Gjithashtu, Kongresi zgjodhi dhe Këshillin e Operacioneve Postare që është truri operacional dhe teknik i UPU-së. Puna e tij konsiston në modernizimin dhe përmirësimin e rrjeteve, produkteve dhe shërbimeve postare. Ai merret me aspektet operacionale, ekonomike dhe komerciale të biznesit të postave.

Drejtor i Përgjithshëm i UPU-së u zgjodh kandidatura nga Kenia, Ambasador Bishar A. Hussein, kryetari i Këshillit Administrativ të UPU-së në periudhën 2009-2012.  Z. Hussein zëvendësoi,  pas një punë të suksesshme 8 vjecare, Z. Eduard Dayan nga Franca.

Në ditët që zhvilloi punimet Kongresi, UPU nderoi me cmimin “Certifikate e Artë” operatorin publik postar “Posta Shqiptare” sh.a për cilësinë e ofrimit të shërbimeve postare. Ky cmim iu dha edhe 5 operatorëve të tjerë postare nga 192 vende anëtare të UPU-së.