AKEP DHE KRSH INICOJNE FUSHATE PER PAJISJEN ME DOMAININ .al

AKEP-KRSH-Marveshje-121112-SAutoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Keshilli Rinor Shqiptar nenshkruajne nje MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NDËRMJET AKEP DHE KËSHILLI RINOR SHQIPTAR  me synimin e përbashkët për inkurajimin e organizatave rinore për përdorimin e teknologjive online dhe ngritjen e faqeve online duke përdorur domainin “.al”;
Kjo Mareveshje synon:

  • Inkurajimin e Organizatave Rinore për të ngritur dhe administruar faqe online me domainin “al„
  • Informimin e Organizatave Rinore për kushtet, proçedurat, avantazhet në përdorimin e domainit “al„
  • Dhënien e asistencës teknike falas për organizatat rinore për ngritjen dhe administrimin e faqeve online me domainin “al„
  • Trainimin e organizatave rinore për ngritjen dhe amdinistrimin e faqeve online me domainin “al„
  • Promovimin e këtyre faqeve online nëpërmjet rrjeteve sociale
  • Lehtësimin proçesit të regjistrimit të domaineve “al„ për organizatat rinore brenda dt. 28 Nëntor 2012 në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.

Nderkohe nga ana tjeter  AKEP do të mbështesë KRSH duke  i vënë në dispozicion të gjithë bazën ligjore dhe nënligjore të funksonimit të regjistrimit dhe administrimit të domainit “.al”.
AKEP do ti ofrojë asistencë teknike dhe juridike nëpërmjet një seminari ku do të marrin pjesë ekspertë të KRSH të cilët do të informohen për proçedurat dhe temat teknike të regjistrimit të faqeve online.
Gjithashtu  do të trajtojë me përparësi regjistrimin e domaineve “.al” për organizatat rinore para dt. 28 Nëntor 2012 në zbatim të të gjithë rregullave dhe proçedurave të AKEP.
AKEP do të trajtojë me përparësi korespondencën me KRSH në lidhje me realizimin e objektivave të kësaj marëveshje.
Tashme ne kuader te 100 Vjetorit te Pavaresise organizatat rinore do te kene mundesi te kene nje prezantim dinjitoz dhe ne baze te standardeve europiane.