NËNSHKRUHET MARRËVESHJE TEKNIKE MIDIS AKEP - ARKEP

Rregullore-210113-SMë 18 Janar 2013, nënshkruhet në Tiranë marrëveshja teknike ndërmjet Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Shqipërisë dhe Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Kosovës për planifikimin dhe koordinimin te frekuencave të brezit GSM 900 MHz dhe GSM 1800 MHz në zonat kufitare.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje është përcaktimi i rregullave administrative dhe procedurave teknike për planifikimin dhe koordinimin e frekuencave, me qëllim parandalimin e interferencave reciproke në rrjetet e shërbimit fiks radio dhe të lëvizshëm telefonik tokësor dhe përdorimin sa më optimal të spektrit radio GSM 900 MHz dhe GSM 1800 MHz, që operojnë në zonat kufitare midis dy vendeve.

Kjo marrëveshje, në javët në vijim, do të pasohet edhe me nënshkrimin me vendet të tjera fqinje.