NISIN NEGOCIATAT PËR ARRITJEN E MARRËVESHJES TEKNIKE MIDIS AKEP DHE EKIP

 

negociata-040213-SNë Podgorice të Malit të Zi filluan negociatat për arritjen e marrëveshes teknike ndërmjet Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencise të Komunikimeve Elektronike dhe Shërbimeve Postare të Republikës së Malit të Zi për planifikimin dhe koordinimin të frekuencave të brezit GSM 900 MHz dhe GSM 1800 MHz në zonat kufitare.

Pas nënshkrimit të një marrëveshje të tillë me Autoritetin Rregullativ  të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikes së Kosovës më 18, Janar 2013, AKEP ka objektiv nënshkrimin e marrëveshjeve teknike me të gjithë vendet fqinje me qëllim parandalimin dhe shmangien e interferencave reciproke në rrjetet e shërbimit fiks radio dhe të lëvizshëm telefonik tokësor të operatorëve të telekomunikacioneve.

Duke qenë të bindur se autoritetet rregullatore kanë si objektiv kryesor mbrotjen e të drejtave të përdoruesve fundorë, nga pala Malazese u riaktivizua ideja e hedhur nga Autoriteti Rregullator i Maqedonisë për organizimin e një takimi për të parë mundësinë e përcaktimit të rregullave mbi roaming-un në rrjetet e komunikimeve të lëvizëshme brenda rajonit, kjo në frymën e Rregullores së Parlamentit Europian dhe të Këshillit të datës 13 Qershor 2012 mbi roamingun brenda vendeve të BE-së.  Kjo nismë ka për qëllim faturimin e tarifave të arsyeshme për përdoruesin  fundor gjatë lëvizjes jashtë vendit brenda rajonit.

Gjithashtu, nga EKIP u shpreh gadishmëria që, brenda muajit mars të organizohet një vizite si dhe prezantim mbi ndërtimin e sistemit kombëtar të monitorimit të frekuencave. Përvoja e EKIP do të ndihmojë AKEP për finalizimin e studimit të ndërmarrë për këtë qëllim.

Në takim, gjithashtu, u ra dakort për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve rregullatore, bazuar  në Memorandumin e përbashkët të Mirëkuptimit, ne fusha te tilla si analiza e tregut, numeracion, etj.