CEREMONIA E FIRMOSJES SE KODIT TE SJELLES

Ceremoni2-070213-SMe 7 shkurt 2013 ne Hotel Tirana International u zhvillua ceremonia e Firmosjes së Kodit të Sjelljes “Për përdorimin e Sigurt dhe të përgjegjshëm të Rrjeteve të Komunikimeve Elektronike”
Ky Kod Sjelljeje eshte pergatitur ne mbeshtetje me Ligjin “Per mbrojtjen e te drejtave te femijeve”, ‘Planin e Veprimit per femije 2012 -2015’ miratuar me Vendim te Keshillit te Ministrave nr. 182 date 13.03.2012, legjislacionin shqiptar ne fuqi dhe praktiken me te mire europiane ne kete drejtim; “Parimet per Rrjete Sociale me te Sigurta per vendet e BE”, “ te Komisionit Europian publikuar ne Shkurt te vitit 2009 si dhe dokumentin “Kuadri Europian per nje perdorim me te Sigurte te Celularit nga Adoleshentet dhe Femijet”, nenshkruar nga operatore te ndryshem te medhenj ne Europe ne Shkurt te vitit 2007.

Te gjithe sipermarresit qe ofrojne Rrjete dhe/ose Sherbime te Komunikimeve Elektronike ne Shqiperi , pavaresisht teknologjise nepermjet se ciles ofrohen keto sherbime, luajne nje rol te rendesishem per te garantuar perdorimin e sigurte te sherbimeve dhe rrjeteve te komunikimeve elektronike, aksesit ne internet dhe pajisjeve respektive si dhe per te mbrojtur perdoruesit ne moshen nen 18 vjec.