SIMPOZIUMI GLOBAL I RREGULLATOREVE (GSR13)

35-Korrik-Varshave-160713-SNga 3 – 5 Korrik,  në Varshavë, organizuar  nga ITU, u mbajt Simpoziumi Botëror për Rregullatoret me temë: “Rregullimi i Gjeneratës së 4-rt: Të çojmë përpara komunikimin dixhital“.

Pjesemarrja në Simpozium nga shtetet anëtare të ITU-së konsistonte nga rregullatorët, politikbërësit, operatorët si dhe grupe të tjerë interesi.

Sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit po përjeton ndryshime të jashtëzakonshme të cilat udhëhiqen nga shtrirja e rrjeteve broadband (rrjetet e gjeneratës tjetër) që lehtësojnë konvergjencën e mediave, shërbimeve të Internetit dhe komunikimeve, hyrjen e lojtarëve të rinj në treg, zhvillimin e shpejtë të pajisjeve inteligjente (smart), kërkesën në rritje të konsumatorëve për të qenë gjithnjë “të lidhur në rrjet’,  dhe akses te menjëhershëm dhe të kudondodhur ndaj TIK. Rritja e  ndjeshme e fluksit të të dhënave, zhvillimi i shpejtë i shërbimeve dhe aplikacioneve të reja si shërbimet “cloud” dhe aplikacionet e lëvizshme, kompleksiteti gjithnjë në rritje i tregjeve të TIK e vendos rolin dhe mandatin tradicional të rregullatorit përpara një sfide dhe bën thirrje për qasje moderne ndaj rregullimit në ekosistemin dixhital.

Simpoziumi Global i Rregullatoreve (GSR13) u fokusua në nevojën për të rikonsideruar rregullimin, në kuadër të ndryshimeve që po ndodhin në këtë sektor.

Të ndërgjegjshëm ndaj rolit kritik që luajnë komunikimet elektronike në shoqërine e sotme dixhitale dhe duke njohur nevojën për një rregullim efiçent të TIK i cili të mund ti përgjigjet pritshmërisë në ndryshim të tregut, por dhe të përmirësojë përfshirjen sociale, sigurinë në raste katastrofash dhe zhvillimi, në Simpozium u identifiuan dhe u pasqyruarn udhëzime mbi praktikat më të mira si masa inovative dhe inteligjente rregullimi.

Duke respektuar juridiksionin e tyre, rregullatorët duhet të jenë të ndërgjegjshëm ndaj aspekteve transformuese dhe ndërkombëtare të rregullimit në një mjedis dixhital. Rishikimi i politikës së TIK dhe kuadrit ekzistues rregullator për t’u adaptuar me mjedisin që ndryshon shpejt është një proces i vazhdueshëm i cili kërkon koordinim me aktorët e shumtë në këtë sektor. Rregullatorët duhet të luajnë një rol kritik që të sigurojnë një zhvillim të qetë të sektorit të TIK për një përfitim të metejshëm zhvillimi ekonomik dhe social të popullsisë.

Njihet rëndësia e kryerjes së analizave të tregut për të vlerësuar situatën e tregut në një mjedis të konverguar, për të identifikuar operatorët me fuqi të ndjeshme në treg (FNT) dhe për të stimuluar konkurrencën në treg. Siguria në vazhdmësinë e mbizotërimit të  parimeve të trajtimit të drejtë, të barabartë dhe jo-diskriminues për të gjithë lojtarët e tregut do të nxisë krijimin e një ambienti për lojë të paanshme ndërmjet lojtarëve të rregulluar dhe atyre jo të rregulluar.

Njihet fakti se adoptimi i një kuadri rregullator i cili eliminon barrierat për hyrësit e rinj në treg, duke siguruar përfshirjen e dispozitave konkurruese që garantonjë një marrëdhënie të shëndetshme ndërmjet të gjithë lojtarëve të autorizuar në tregun përkatës (operatorët e rrjeteve dhe ofruesit e shërbimeve), është një mënyrë për të promovuar shtrirjen e rrjeteve broadband të gjeneratës tjetër dhe aksesit ndaj aplikacioneve dhe shërbimeve online.

Rregullatorët, gjithashtu mund të stimulojnë  përdorimin e përbashkët  të rrjeteve dhe faciliteteve përmes masave të buta të tilla si hedhjen në hartë të infrastrukturës ndërsektoriale e cila mundëson koordinimin e punimeve të ndërtimit dhe shmang mbivendosje investimesh.

Rregullatorët mund nxisin konkurrencën nëpërmjet fuqizimit të konsumatorëve për të marrë vendime, bazuar në  mirëinformim përmes zhvillimit të mjeteve online, për kontrollin e shpejtësisë, cilësisë se shërbimit dhe çmimit të aksesit.

Gjatë shqyrtimit të politikës së menaxhimit të spektrit, rregullatorët duhet të sigurohen që spektri i disponueshëm dhe i shfrytëzuar pak të vihet menjëherë në dispozicion më të mirë të përdoruesve. Adoptimi i modeleve të thjeshtësuara dhe fleksibël nga pikëpamja administrative të tilla si autorizimet e përgjithshme apo licencat e unifikuara, sipas rastit, mund të lehtësojë hyrjen në treg dhe stimulojë konkurrencën dhe inovacionin.

Është e rëndësishme që rregullatorët të kuptojnë të gjithe faktorët që janë në lojë në një mjedis dixhital për të siguruar jo vetëm akses të përballueshëm, por gjithashtu dhe për të promovuar dhe siguruar një nivel të mjaftueshëm të cilësisë së shërbimit për përdoruesin (në veçanti lidhur me shërbimet e komunikimit të cilët janë të ndjeshme ndaj vonesave në kohë), nevojën për ndërveprim, pa vendosur detyrime shtesë ndaj operatorëve dhe ofruesve të shërbimit.

Rregullatorët duhet të sigurojnë nivelin më të lartë të transparencës, duke bërë publike të dhëna dhe rregullore përkatëse mbi tregun dhe të kryejnë konsultime me grupet e interesit mbi ato çështje të politikave dhe rregulloreve të cilat ndikojnë në zhvillimin e shoqërisë dixhitale për të ecur përpara drejt një procesi më konsensual të vendim-marrjes rregullatore, duke siguruar kështu një pajtueshmëri më të madhe nga ana e lojtarëve të industrisë.

Ne ditet e sotme, rregullatori duhet të adoptojë masa rregullatore jo shumë të ashpër, duke kërkuar ndëhyrje rregullatore vetëm atëherë kur gjykohet e nevojshme, në të njëjtën kohë duke siguruar që forcat e tregut operojnë pa kufizime dhe në drejtim të inovacionit brenda kornizave të mjedisit ligjor kombëtar, duke marrë në konsideratë si konceptet tradicionale ashtu dhe ato të reja rregullatore. Në veçanti, rregullatorët duhet të vazhdojnë të sigurojnë parashikueshmërinë rregullatore dhe të nxisin bashkë-rregullimin (p.sh. standarde vullnetare) sa herë që të gjykohet e përshtatshme, duke lehtësuar adoptimin e një zgjidhje rregullatore të zhvilluar bashkërisht dhe të administruar nga rregullatori dhe industria. Rregullatorët gjithashtu mund të punojnë dhe me palët e tjera të interesuara për të reduktuar apo hequr barrierat praktike lidhur me shperndarjen e infrastrukturës broadband. Është e kuptueshme se nxitja e operatorëve dhe ofruesve të shërbimit që të propozojnë dhe zbatojnë zgjidhje inovative për zhvillimin e sektorit mund të rezultojë në një situatë të favorshme si për shtetin ashtu dhe për industrinë. Rregullimi duhet të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të TIK, i cili është një element thelbësor për tërheqjen e investime të nevojshme në një mjedis dixhital global.

Për të përmbushur rolin e tij në inkurajimin e inovacionit, rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tregut, rregullatori duhet të gëzojë autonominë dhe fleksibilitetin e duhur në marrjen e vendimeve dhe detyrimin në zbatimin e instrumenteve ligjorë dhe rregullatorë.

Për këtë, stafi i rregullatorit duhet të ndjekë hap pas hapi zhvillimet e fundit teknologjike për të adresuar cështje të tilla si interkoneksioni mbi bazë IP dhe mekanizmat e pagesave, tranzicionin nga IPv4 në IPv6, dhe cështje te tjera që shfaqen.

Gjithashtu, rregullatorët kanë rol për të luajtur në krijimin e besimit të konsumatorit dhe mbrojtjen e sigurisë së shërbimeve nëpërmjet adresimit në mënyrë të përshtatshme të mbrojtjes së të dhënave, ruatjes së privacisë dhe cështjet e sigurisë kibernetike. Kjo arrihet nëpërmjet forcimit të bashkeveprimit me agjensi te tjera qeveritare në nivel kombetar dhe ndërkombëtar si dhe bashkepunimit  me rregullatorë dhe partnerë rajonal dhe ndërkombëtarë.