TAKIMI NDËRMJET AKEP, MIAP, NJMLF DHE OPERATORËVE

hotel tirana041213-SMe datë 04.12.2013 në ambientet e Hotel Tirana International në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, u zhvillua takimi ndërmjet AKEP,  përfaqesuesve të institucioneve të Ministrit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit (NJMLF) dhe sipërmarrësve  të komunikimeve elektronike që ofrojnë shërbimin e aksesit në internet, lidhur me bllokimin e faqeve te internetit që ofrojnë zhvillimin e lojërave të fatit online, të përcaktuara  të paligjshme në territorin e Republikes së Shqipërisë nga NJMLF si organi kompetent në zbatim të  nenit 8 të ligjit nr. 10 033, datë 11.12.2008 “Për Lojrat e Fatit”.
 
Në takim u diskutua mbi ecurinë e procesit të nisur për mbylljen e ketyre faqeve elektronike, problematikat që kanë dalë nga zbatimi i këtij procesi dhe rrugëzgjidhjen e tyre si dhe u hodhën propozime për rritjen e eficensës dhe aplikimin e metodave dhe mënyrave sipas eksperiencës me te mire europiane për këtë qëllim.europiane për këtë qëllim.