FORUMI I 5-të I INFOCOM ALBANIAN TELECOM

infocom-logo131213-SNë datën 10 Dhjetor, 2013 u organizua “Forumi i 5-të i Telekomunikacionit Shqiptar” me titull “Porta Dixhitale drejt Bashkimit Evropian”, duke vazhduar kështu traditën në vitin e tij të pestë si pika e takimit që mbledh së bashku të gjithë aktorët e tregut të telekomunikacioneve në vend.

Përfaqësues të tregut, rregullatori dhe politik-bërësi diskutuan në këtë forum lidhur me sfidat e këtij tregu të karakterizuar nga një rritje e fuqishme dhe kërkesë e madhe për infrastrukturë dhe shërbime. Ky kombinim përbën dhe recetën për rritje ekonomike si dhe një faktor kyç për arritjen e objektivave të Shqipërisë drejt integrimit në BE.
AKEP në këtë Forum u paraqit me dy prezantime: “Atlas elektronik i Broadband në nivel kombëtar” dhe “Zhvillimet kryesore rregullatore lidhur me brezin e gjerë në Shqipëri”.