TAKIM BILATERAL NDERMJET AKEP DHE ICTA

TAKIM-AKEP-DHE-ICTA130114-SNë kuadër të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve me autoritetet rregullatore homologe në fushën e komunikimeve elektronike, në datën 10 Janar 2014 delegacioni i Autoritetit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (ICTA) të Turqisë i kryesuar nga Kryetari Z. Tayfun Acarer ishte i pranishëm në Tiranë për të zhvilluar një takim bilateral me AKEP. Në këtë takim u diskutuan çështje rregullatore të zhvillimit të komunikimeve elektronike dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve me qëllim vazhdimësinë e mëtejshme të marrëdhënieve miqësore mbi bazën e barazisë dhe përfitimit të ndërsjelltë. Kryetarët e të dy autoriteteve shprehën gatishmërinë për të mbajtur kontakte të rregullta dhe për të zhvilluar bashkëpunim praktik në favor të zhvillimit të shërbimeve të komunikimit elektronik dhe postar në të dyja vendet.