Firmoset marrëveshja teknike ndërmjet AKEP dhe EKIP.

Firmoset-marrëveshjaAKEP-EKIP110214-2-SAutoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)  zhvilloi në Podgoricë, më  7 shkurt 2014, një takim dypalësh me Agjencine e Komunikimeve Elektronike dhe Shërbimeve Postare të Republikës së Malit të Zi. Takimi u mbajt me qëllim nenshkrimin e Marrëveshjes Teknike për koordinimin e frekuencave te brezit 880-915/925-960 MHz dhe 1710-1785/1805-1880 MHz per sistemet  GSM dhe DCS1800 qe operojen ne zonat kufitare.
Përdorimi i frekuencave nga operatoret e te dy vendeve sipas marreveshjes eshte arritur si rezultat i negociatave te vashdueshme midis dy Autoriteteve dhe përfshin planifikimin, caktimin , koordinimin , monitorimin dhe kontrollin e përdorimit të spektrit të frekuencave ne zonat kufitare, duke marre ne konsiderate marrëveshjet ndërkombëtare si Konventa dhe Radio Rregulloret e ITU , Rekomandimet   dhe Vendimet e CEPT .
Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është te vendose parimet, kërkesat teknike dhe procedurat  administrative te nevojshme për rregullimin e shfrytëzimit sa me efikas dhe operimin e rrjeteve celulare GSM/DCS1800 në brezat 900/1800 MHz në zonat kufitare midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Marrëveshja teknike bazohet në parimet e përcaktuara ne Rekomandimin  ECC/REC(05)08 të CEPT-it , dhe ajo do të mundesoje përdorimin efikas të spektrit të frekuencave në zonat kufitare mes Republikes  se Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe do te siguroje operimin e sistemeve te telefonise se levizshme te dy vendeve pa nderhyrje  te demshme te shkaktuara nga njeri tjetri.
Ne lidhje me vëllimin e parashikuar të trafikut të stacioneve bazë të telefonisë mobile në zonat kufitare , është rënë dakord që secili vend te perdore  54 kanale preferenciale në brezin 900 MHz dhe 20 kanale radio preferenciale  në brezin 1800 MHz .
Në lidhje me kanalet preferenciale, vlerat e lejuara te fuqise se fushes në terren janë maksimumi 19 dBμV/m në brezin 900 MHz dhe 25 dBμV/m në brezin 1800 MHz,  në lartesi prej  3 m mbi tokë në distancë prej 15 km brenda vendit fqinj.
Ne lidhje me kanalet jo- preferenciale , këto vlera te fuqise se fushes nuk do të tejkalohen  në lartesi prej  3 m mbi tokë në vijën kufitare .
Dispozitat e kësaj Marrëveshjeje Teknike do të zbatohet nga operatorët e telefonise se levizshme te te dy vendeve jo më vonë se 6 (gjashtë) muaj pas nënshkrimit të saj .
Në emër te  Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)  marreveshja është nënshkruar nga Kryetari i Këshillit Drejtues, Z.Piro Xhixho, dhe në emër  te Agjencise s e Komunikimeve Elektronike dhe Shërbimeve Postare të Republikës së Malit të Zi, Kryetari i Keshillit zoti Dr Šaleta Ðurovic.
Me këtë rast , u zhvillua edhe një vizitë në qendrën Kombetare të Monitorimit te Frekuencave në Dajbabska Gora , Podgoricë, ku u prezantua sistemi i monitorimit të spektrit të frekuencave në Mal  te Zi.
Ne fund te takimit te dy palet shprehen gatishmerine per zhvillimin e metejshem te marredhenieve te bashkepunimit.