ITU I DOREZON AKEP TERMAT E REFERENCES PER SISTEMI KOMBËTAR MONITORIMIT

Albanian-Delegation-Mar-070314-SMë datë 7/03/2014 në Gjenevë, në selinë e ITU u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Dokumentit “Termat e referencës për ngritjen e një Sistemi Kombëtar Monitorimi të spektrit të frekuencave për Shqipërinë”. Dokumenti i hartuar me konsulencën e ekspertëve të ITU, iu dorëzuar Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP, zotit Piro Xhixho, nga zoti Brahima Sanou, Drejtor i Telecommunication Development Bureau (BDT) – ITU, në prezencë të Ambasadores së Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në OKB – Zyra Gjenevë, zonja Filloreta Kodra.
Albanian-Delegation-Mar2-070314-SDokumenti përmban termat teknike të Qendrë Kombëtare, si dhe propozimet paraprake për vendvendosjen e stacioneve lokale të monitorimit të spektrit . Gjithashtu dokumenti përfishin dhe tipet e aparaturave për çdo stacion dhe specifikimet teknike që duhet të plotësojnë ato.
Dokumenti, mbi bazën e të cilët do të realizohet projekti për ngritjen e Sistemit Kombëtar të Monitorimit, vjen në vijim të bashkëpunimit të ngushtë dhe të frutshëm të arritur midis AKEP dhe ITU për projekte ku ekspertiza dhe mbështetja e ITU ka bërë të mundur përmbushjen me sukses të tyre.
Albanian-Delegation-4-Mar-2014-SGjatë ceremonisë së dorëzimit të dokumentit, nga ana e përfaqësuesit të lartë ITU u rikonfirmua dëshira dhe vullneti për vijimin e mbështetjes së Shqipërisë nëpërmjet AKEP-it edhe në projekte të tjera në të ardhmen.
Nga ana e përfaqësueses së Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në OKB – zyra Gjenevë dhe Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP u shprehen falenderimet e rastit dhe mirënjohja për mbështetjen e dhene nga ITU për Shqipërinë, si dhe u kërkua që kjo mbështetje dhe bashkëpunim të vijojë edhe për projekte të tjera të rëndësishme për të sotmen dhe prespektivën e zhvillimit sektorial.