AKEP PRET ZËVENDËS SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË ITU, Z. HOULIN ZHAO

13-14-shkurt14-SMe datë 13-14 shkurt 2014, zhvilloi një vizitë dy ditore në vendin tonë Z.  Houlin Zhao, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) dhe, njëkohësisht kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të ITU-së në zgjedhjet që do të zhvillohen në Konferencën e Plotëfuqishmëve të ITU-së PP-2014, në tetor- nëntor të këtij viti.

13-14-shkurt2-14-SNë kuadër të kësaj vizite, përpos takimeve me përfaqësues të qeverisë, Z. Zhao zhvilloi një takim dhe me Kryetarin e AKEP, Z. Piro Xhixho, ku ndër të tjera vlerësoi zhvillimet e bëra në vendin tonë në fushën e telekomunikacioneve dhe të teknologjisë së informacionit e komunikimit dhe shprehu gatishmërinë për të asistuar vendin tonë në proceset e ndërmarra në këtë.