NJOFTIM PER SHTYP

logo-akep-lajm-1AKEP në vijim të masave për përfundimin e regjistrimit individual të çdo pajtimatri të shërbimit celular, u ka kërkuar katër operatorëve celularë që deri më datë 15 Maj 2014 të përfundojë edhe regjistrimi  individual i çdo përdorues/pajtimtari që është pjesë e grupeve/kontratave të përbashkëta deri në 20 numra celularë/karta SIM, aktualisht të regjistruar në emër të 1 (një) pajtimtari të vetëm.

Për të realizuar këtë detyrë operatorët celularë duhet të përdorin të gjitha mjetet e informimit që disponojnë si SMS ose thirrje telefonike. Mesazhi duhet të dërgohet te të gjithë pajtimtarët dhe të përmbajë kërkesën për verifikim dhe plotësim të dhënash për çdo pajtimtar të rrjeteve celulare pwrkatwse.

Regjistrimet do të kryhen mbi bazën e Formularit të miratuar nga Këshilli Drejtues i AKEP me Vendimin nr.2422, datë 19.02.2014.

Ndërkohë grupet e identifikuar që kanë deri në 20 Karta SIM do të kenë përparësi si në njoftim ashtu edhe në kontaktim alternativ deri në eliminimin e kësaj marrëdhënie në grup.

Operatorët celularë duhet të informojnë AKEP mbi pëfundimin e detyrës së mësipërme më datë 15 Maj 2014.