ZHVILLON PUNIMET KONFERENCA E 6-TË BOTËRORE E ITU-SË - WTDC-14

KONFERENCA-E-6-TË-BOTËRORE-E-ITU150414-SKonferenca e gjashtë Botërore e Zhvillimit të Telekomunikacioneve (WTDC-14) me temë “Broadband për një Zhvillim të Qëndrueshëm”, organizuar nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU), i zhvilloi punimet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe në periudhën 30 Mars – 10 Prill 2014.
Objektivi i WTDC-14 ishte hartimi i programeve të punës dhe udhëzuesve për përcaktimin e çështjeve dhe prioriteteve në zhvillimin e telekomunikacioneve si dhe ofrimi i asistencës dhe drejtimit lidhur me programin e punës së Sektorit të Zhvillimit të Telekomunikacioneve (ITU-D) gjatë periudhës së ardhshme katër-vjeçare.
AKEP u përfaqësua në këtë konference ndërkombëtare nga Kryetari, Z. Piro Xhixho.

Për më tepër
http://www.itu.int/en/newsroom/wtdc-14/Pages/highlights.aspx