NJOFTIM PER SHTYP

logo-akep-lajm-1Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – AKEP, në kuadër të procesit për përfundimin e regjistrimit individual të çdo pajtimatri të shërbimit celular, i ka dërguar të katër operatorëve celularë një njoftim nëpërmjet të cilit i kujton se brenda datës 15 Maj 2014 duhet të përfundojë riregjistrimi dhe verifikimi i çdo numri celular për të garantuar regjistrimin individual të pajtimtarëve.
 
Nga verifikimet e bëra nga inspektorët e AKEP rezulton se janë marrë masa për riregjistrimin e pajtimtarëve dhe kryesisht ata me parapagesë. Gjithashtu nga data 1 Prill 2014 ka filluar regjistrimi individual i pajtimtarëve sipas formularit të miratuar nga AKEP. Vëmendja duhet të përqendrohet më shumë tek pajtimtarët me kontratë dhe kryesisht referuar listave të institucioneve publike ku ka edhe me shumë shfaqje të këtij fenomeni.
Me qëllim garantimin e fazës së përmbylljes së këtij procesi, deri më 15 Maj 2014, në njoftimin e dërguar operatorëve, AKEP kërkon që duke filluar nga data 23 Prill 2014 dhe deri në mbylljen e tij të transmetohet një mesazh “sms” ku përveç të tjerash të theksohet se pas këtij afati do t’ju ndërpritet shërbimi.
Do të jetë përgjegjësi ligjore e operatorëve celularë në rast të evidentimit të fenomenit të listave shumë emërore pas këtij afati.
 
AKEP i kërkon të katër operatoreve celularë marrjen e masave të menjëhershme për të garantuar përmbylljen në afat dhe me sukses të këtij proçesi.