ZHVILLON PUNIMET SIMPOZIUMI I 14-TË GLOBAL PËR RREGULLATORËT GSR14

Simpoziumi-i-14-të-Global050614-2Në peridhën 3-5 Qershor 2014, në Manama, Bahrain po zhvillon punimet Simpoziumi i 14-të Global për Rregullatorët (GSR14) organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) nën temën: “Theksi mbi potencialin e botës dixhitale”.
Ky simpozium mbledh së bashku krerët e autoriteteve rregullatore të telekomunikacionit dhe TIK nga e gjithë bota si dhe politik-bërësit, liderët e industrisë dhe palët e tjera të interesuara, dhe siguron një platformë për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe eksperiencave lidhur me çështjet më të rëndësishme të këtij sektori.
Qëllimi i këtij simpoziumi është t’i ftojë pjesëmarrësit të shqyrtojnë mënyrat më të mira për të siguruar se të gjitha benefitet e botës dixhitale do të vijnë tek qytetarët në mënyrë sa më të informuar, të përgjigjshme dhe të sigurtë. Dhe pa dyshim, kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet një rregullimi efektiv me synim fuqizimin e konsumatorit, ripërcaktimin e përgjegjësive dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e një ekonomie të bazuar dhe udhëhequr nga shkëmbimi i të dhënave.
Në këtë simpozium, AKEP përfaqësohet me delegacionin e tij të kryesuar nga Z. Piro Xhixho – Kryetar.

Në ditën e dytë të  Simpoziumit (GSR14) Kryetari i AKEP, Z. Piro Xhixho, në seksionin e 4-t ishte pjesë e panelit  bashkë me  Z. Fancois Rancy, Drejtor i Byrose te Radiokomunikimeve te ITU,  Z. Hideo Fuseda, Drejtor i komunikimeve te levizshme , Ministria e Puneve te Brendshme dhe Komunikimeve te Japonise,  Z. Luigi Gambardella, Zv. President Telecom Italia and Dr. Robert Pepper,  Zv. President Cisco Systems, Inc.  Z.Xhixho  u pergjigj pyetjeve dhe  mbajti fjalën e rastit  mbi "Is it time to rethink spectrum licensing"