KONFERENCA E 9-TË NDËRKOMBËTARE E RREGULLATORËVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE

Konferenca-e-9-290514-SGjatë ditës së sotme, datë 29 Maj dhe nesër më datë 30 Maj, 2014 në Stamboll, Turqi po zhvillon punimet konferenca e 9-të ndërkombëtare e rregullatorëve të komunikimeve elektronike me temë “Ndikimi i Teknologjive të Reja dhe Inovacionit në Rregullim”, një event ky i përvitshëm, i cili mbledh së bashku krerët e autoriteteve rregullatore të rajonit dhe botës, me qëllim sigurimin e një mjedisi informues në funksion të shkëmbimit të eksperiencave dhe hedhjes së ideve të reja rregullatore për nxitjen e investimeve në kuadër të neutralitetit teknologjik dhe inovacionit të pandalshëm.
Kryetari i AKEP, Z. Piro Xhixho mbajti fjalën e tij në këtë konferencë me prezantimin me temë “Rrjetet e Gjeneratës së Ardhshme dhe Sfidat Rregullatore”.