NJOFTIM PER SHTYP

logo-akep-lajm-1Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – AKEP, në përfundim të afatit të procesit te regjistrimit individual të çdo pajtimtari të shërbimit celular, mbështetur në informacionet e marra nga operatorët, si dhe  verifikimet e kryera  nga inspektorët e AKEP në terren konstaton se objektivat kryesore të këtij procesi janë përmbushur.
Kështu është vërejtur se numri i të regjistruarve për këtë periudhë ka shkuar deri në 10% të pajtimtarëve të sipërmarrësve duke regjistruar deri në qindra brenda një dite.  
AKEP duke vlerësuar përpjekjet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces kërkon edhe njëherë që ky standard i arritur të ruhet në vazhdimësi për të garantuar zbatimin e ligjit për këtë qëllim.
Mbështetur në ndryshimet e pritshme në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dhe konkretisht lidhur me tregtimin e paautorizuar të produkteve/kartave SIM telefonike, AKEP kërkon respektimin e këtyre detyrimeve vendosjen e një marrëdhënie korrekte dhe të vazhdueshme me të gjithë distributorët.
AKEP do të vazhdojë të ndjekë ecurinë e këtij procesi pavarësisht nga sa është arritur deri tani.
Çdo problem që mund të konstatohet në vijim lidhur me zbatueshmërinë e këtij detyrimi do të konsiderohet si shkelje e ligjshmërisë.