SAMITI BOTËROR I SHOQËRISË SË INFORMACIONIT (WSIS+10)

WSIS10-250614-SNë periudhën 10-13 qershor 2014 zhvilloi punimet Samiti Botëror i Shoqërisë së Informacionit WSIS+10, si një version i zgjeruar i Forumit WSIS. Ky Samit u organizua nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) në bashkëpunim me UNESCO, UNCTAD and PNUD në selinë e ITU-së në Gjenevë. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte adresimi i progesit të bërë në drejtim të implementimit të rezultateve të forumit WSIS (2003-2005) lidhur me linjën e veprimit sipas mandateve të autoriteteve rregullatorë pjesëmarrëse; dhe sigurimi i një platforme për një zbatim të bashkërenduar të rezultateve të WSIS nga të gjitha grupet e interesit me përfshirjen dhe pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve, palëve të interesuara dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara.

Të gjitha grupet e interest: Qeveritë, ndër to dhe ajo Shqiptare, Shoqëria Civile dhe organizatat ndërkombëtare, patën mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre, nëpërmjet një deklarate të politikës, mbi arritjet, sfidat dhe rekomandimet lidhur me Linjën e Veprimit WSIS, tendencat në zhvillim dhe çështje të një rendësie strategjike për zhvillimin e sektorit të telekomunikacioneve dhe teknologjive të informacionit dhe komunikimit.

Në këtë Samit, AKEP u përfaqësua nga delegacioni i kryesuar nga Kryetari, Z. Piro Xhixho.

Ju mund të aksesoni dokumentat e miratuara, deklaratat e politikave, dhe informacione të tjera lidhur me këtë Samit.