MARRËVESHJE TEKNIKE PËR HARMONIZIM NDËRKUFITAR TË FREKUENCAVE NDËRMJET AKEP & AEC

MARRËVESHJE-TEKNIKE-AKEP-AEC260814-SNë datën 21 Gusht, 2014 u mbajt në Shkup të Maqedonisë takimi ndërmjet AKEP dhe AEC me qëllim nënshkrimin e Marrëveshjes Teknike për harmonizim ndërkufitar të frekuencave ndërmjet AKEP & AEC për koordinimin e teknologjive GSM/UMTS/LTE në brezat e frekuencave 880-915/925-960 MHz dhe 1710-1785/1805-1880 MHZ, 1900–1980 MHz, 2010–2025 MHz dhe 2110–2170 MHz. Kjo marrëveshje synon të parashtrojë parimet, dispozitat teknike dhe procedurat e nevojshme administrative për rregullimin e shpërndarjes së rrjeteve GSM, UMTS dhe LTE në brezat GSM/UMTS/LTE 900 MHz, GSM/UMTS/LTE 1800 MHz dhe UMTS 2100 MHz në zonat kufitare.