TAKIM RAJONAL I RREGULLATORËVE PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË SHKUP

TAKIM-RAJONAL-I-RREGULLATOREVE260814-SNë datën 21 Gusht, 2014, Agjencia për Komunikimet Elektronike (AEC) e Maqedonisë organizoi në Shkup të Maqedonisë një takim rajonal ndërmjet drejtuesve të lartë të organeve rregullatore të Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Turqisë me qëllim diskutimin mbi një sërë temash në interes të zhvillimit të komunikimeve elektronike në vendet e rajonit.

Midis çështjeve të tjera që lidhen me industrisë e komunikimeve elektronike, një çështje mjaft e rëndësishme për diskutim ishte mundësia e hartimit dhe nënshkrimit të një marrëveshje rajonale për të ulur çmimet për shërbimet roaming të ofruara nga operatorët respektivë të vendeve pjesëmarrëse në këtë takim. Ky takim u konsiderua si hapi i parë drejt kësaj perspektive me qëllim nënshkrimin e një marrëveshjeje për roaming rajonal.