AKEP BEHET ANETAR VEZHGUES NE BEREC DHE ME TE DREJTA TE PLOTA NE IRG

berecNë periudhën 25-26 shtator 2014 u zhvillua në Romë, Itali Takimi Plenar i 20-të i Organit të Rregullatorëve Evropianë për Komunikimet Elektronike (BEREC) dhe Asambleja e Përgjithshme e Grupit të Rregullatorëve të Pavarur (IRG), organizuar nga BEREC/IRG në bashkëpunim me Autoritetin për Garanci në Komunikime (AGCOM) të Italisë, në të cilin AKEP u përfaqësua nga Kryetari, Z. Piro Xhixho. Në këtë mbledhje, Asambleja e IRG votoi unanimisht anëtarësimin me të drejta të plota të AKEP në IRG. Gjithashtu me unanimitet AKEP u pranua dhe në BEREC me statusin e vëzhguesit. Këto anëtarësime vijnë si rezultat i marrjes së statusit të vendit tonë si kandidat në BE. Ky anëtarësim paraqet për AKEP detyrimin për orientimin e vendimmarrjes rregullatore në përputhje me qëndrimet dhe aktet e BEREC.