Përfaqësues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) duke vizituar HAKOM

vizita-kroaci271014-SZagreb më 23 Tetor 2014- Agjensia Rregullatore për Aktivitetet e Rrjetit të Kroacise(HAKOM) , ka mirëpritur sot përfaqësuesit  e Autoritetit  të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Shqiperisë (AKEP). Kjo vizite studimore është organizuar në një kohe kur Shqipëria po implementon  një ligj të ri në sherbimin postar, dhe është shumë e dobishme  për  thellimin  e mëtejshëm  të  bashkëpunimit midis vëndeve të rajonit, dhe veçanërisht  në Rregulloren e shërbimit postar, e cila nga ky vit është nën juridiksionin e AKEP. Gjate kësaj  vizite  ekspertët e HAKOM  do të  diskutojnë me homologet shqipëtare çështje të ndryshme lidhur me rregulloren e  tregut të sherbimit postar, dhe do të shkëmbejne eksperiecat në fushën e tregut të sherbimit postar, me kujdes të vecante për  hapjen e tregut të shërbimit postar në përpuithje me direktivat e BE.