ZHVILLON PUNIMET KONFERENCA E PLOTËFUQISHME E ITU-SË (PP-14)

KONFERENCA-E-PLOTËFUQISHME-E-ITU01-291014-S KONFERENCA-E-PLOTËFUQISHME-E-ITU02-291014-S KONFERENCA-E-PLOTËFUQISHME-E-ITU03-291014-S

Në periudhën 20 tetor – 7 nëntor, 2014 në Busan, Republika e Koresë së Jugut po zhvillon punimet Konferenca e Plotëfuqishme e ITU-së (PP-14), në pjesën e parë të së cilës delegacioni shqiptar u përfaqësua nga Kryetari i AKEP Z. Piro Xhixho dhe Drejtori i Kabinetit Z. Rudolf Papa. Në datën 23 dhe 24 tetor u zhvilluan votimet për Sekretarin e përgjithshëm, Zv Sekretarin e Përgjithshëm, Drejtorin e Byrosë së Radiokomunikimit, Drejtorin e Byrosë së Standardizimit të Telekomunikacionit, Drejtorin e Zhvillimit të Telekomunikimit, Bordin e Radiorregullimit dhe Këshillin e ITU-së.

Në përfundim të votimeve rezultuan këta fitues:

  • Z. Houlin Zhao - Sekretar i Përgjithshëm i ITU-së, i cili u zgjodh me votim unanim, duke marrë152 vota nga 152 vende pjesëmarrëse në votim;
  • Z. Malcolm Johnson - Zv. Skeretar i Përgjithshëm ITU-së, i cili mori 104 vota nga 162 vende votuese;
  • Z. François Rancy - Drejtor i Byrosë së Radiokomunikimit, i cili u zgjodh me votim unanim (166 vota nga 166 vende votuese);
  • Z. Chaesub Lee – Drejtor i Byrosë së Standardizimit të Telekomunikimit, i cili u zgjodh me 87 vota, ndërkohë që numri i kërkuar i votave ishte 85;
  • Z. Brahima Sanou – Drejtor i Byrosë së Zhvillimit të Telekomunikacioneve, me votim unanim duke marrë 166 vota nga 166 vende pjesëmarrëse në votim.

Gjatë kësaj konference të plotëfuqishme Kryetari i AKEP, Z. Piro Xhixho pati një takim me Zv. Sekretarin e Pergjithshem Z. Malcolm Johnson, i cili shprehu dëshiren për të zhvilluar një vizitë pune në Shqipëri në të ardhmen a afërt.
Aktualisht, konferenca vijon punimet e saj.

Informacione të detajuara mund te gjenden në link-un e mëposhtëm: