TAKIM PLENAR I BEREC

photo berec-161214-STIRANE 9 Dhjetor 2014- Takimi plenar i BEREC (Trupi i Rregullatorëve Europianë për Komunikimet elektronike) është mbajtur më 4 dhe 5 dhjetor në Bruksel. Për herë të dytë në rradh, tema e roaming ndërkombëtar ka dominuar takimin. Paraprirur nga  një propozim i bërë nga Parlamenti Evropian për të ngarkuar çmime të njejta për roaming si për thirrjet kombëtare (Roam Like at Home - RLAH), BEREC ka propozuar në Komisionin Evropian "një klauzolë për përdorim të drejtë të RLAH" me synimin për të reduktuar problemet e mundshme që mund të ndodhin në treg për shkak të futjes së RLAH. Për më tepër, BEREC po planifikon ta përfundojë hulumtimin e tij mbi RLAH në  të ardhmen e afërt, për pasojat e mundshme që rezultojnë nga hyrja ne fuqi  e tij.

Gjithashtu ne takim u miratua Strategjia Afatmesme  BEREC  për 2015 - 2017, si dhe Programin e Punës 2015. Ky takim duke qenë i fundit për vitit, janë emëruar Nënkryetarët  për 2015 dhe Kryetari për 2016. Nënkryetarët për 2015 janë Lidia Koslowska (Ukë - Poloni) dhe Kevin O'Brien (COMREG - Irlandë). Wilhelm Eschweiler (BNetzA - Gjermani) u emërua Kryetare I BEREC për vitin 2016. Gjithashtu në mbledhje u nenshkruajt  marrëveshja e bashkëpunimi me anëtarët e Partneritetit Lindore të Rrjetit Rregullatoreve te Komunikimit Elektronik (EaPeReg Network) anëtarët e partneritetit përfshijnë Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Republika e Moldavisë dhe Ukrainës.

Një seminar mbi rishikimin e ardhshëm të kuadrit rregullator dhe futjen e tarifave te "Roam Like at Home", (RLAH) u mbajt një ditë para takimit plenar të BEREC.

Ne takimin Plenar të 21-të BEREC  ishte pjesëmarrës edhe delegacioni nga AKEP si Institucion I antarësuar pranë BEREC.