DIGI DARE BEFORE THE FINAL SWITCHOVER

SWITCHOVER171214-STirane ,më 17 Dhjetor 2014- Një delegacion nga AKEP ka marre pjesë në datat 11-12 dhjetore në Konferencen Rajonale Nderkombetare “Digi Dare Before The Final Switchover” organizuar nga misioni i OSBE në Kosovë dhe Komisioni i Pavarur i Mediave të Kosovës.

Konferencë në të cilën u diskutua mbi sfidat e vazhdueshme të agjensive rregullatore të mdiave audiovizive përpara kalimit të transmetimeve nga analoge në dixhitale në qershor 2015. Përfaqësues nga Agjencitë rregullatore Europiane, Ministrite, Operatorët e Komunikimeve Elektronike dhe eksperte nga organizatat dhe institucionet përgjegjëse për zhvillimin e politikave dhe rregullimin e komunikimeve elektronike ndërkombetare dhe përfaqësues nga vëndet perëndimore Europiane, morën pjesë në Konference.

Konferenca shërbeu si platforme per diskutimin e mësimeve te mësuara nga shtetet që kanë kryer me sukses procesin e dixhitalizimit dhe mesimin mbi sfidat dhe vështirësitë të atyre shteteve të cilat janë në procesin e zbatimit dhe përdorimin e eksperiencave të tyre, perpara kalimit në transmetimet dixhitale në Qershor 2015.