AKEP MERR STATUSIN E VËZHGUESIT NË ERGP

logo-akep-lajm-1Në datën 9 shkurt, 2015 AKEP bëhet anëtar me statusin e vëzhguesit në Grupin e Rregullatorëve Evropianë për Shërbimet Postare (ERGP).
ERGP u themelua formalisht më 10 gusht 2010 në përputhje me Direktivën e BE-së për shërbimin postar, dhe ka për qëllim ndërmjetësimin e konsultimeve, koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet Autoriteteve Rregullatore Kombëtare si dhe ndërmjet tyre dhe Komisionit Evropian. Disa nga detyrat e këtij grupi përfshijnë konsultimin me pjesëmarrësit, konsumatorët dhe përdoruesit fundorë të këtij tregu, në mënyrë të hapur dhe transparente, si dhe ofrimin e këshillave dhe asistencës për Komisionin me qëllim konsolidimin dhe zhvillimin e tregut të brendshëm për shërbimet postare.
Ky grup përbëhet nga 28 shtete anëtare të Bashkimit Evropian si dhe nga tre vende kandidate për në BE: Turqia, Maqedonia dhe Serbia si vëzhgues të përhershëm në ERGP, të cilëve që prej datës 9 shkurt 2015 iu shtohet dhe Shqipëria.