TAKIM KONSULTATIV PËR REHABILITIMIN E INFRASTRUKTURËS SË RRJETEVE KABLLORE AJRORE

TAKIM-KONSULTATIV-240215-STiranë më 20 shkurt 2015 AKEP, me iniciativë të Ministrise së Inovacionit dhe Administratës Publike,  organizoi takimin konsultativ për rehabilitimin e infrastrukturës kabllore në Shqipëri.

Takim i cili fokusua në zgjidhjen e situatës kaotike të rrjetit kabllorë në Shqipëri.

Në këtë takim morën pjesë Minister per Inovacionit dhe Administratës Publike  Znj. Milena HARITO,  Kryetari  i AKEP Z.Piro XHIXHO, perfaqësues të Ministrise së Infrastrukturës dhe Zhvillimit Urban, të Autoritetit Rrugor Shqiptar , të pushtetit vendor, si dhe sipërmarrës që operojnë në fushën e telekomunikacioneve.

Në fjalën hyrëse të Takimit  Kryetari i AKEP Z.XHIXHO vuri theksin të zgjerimi i vazhdueshem i pajtimtarëve të aksesit në internet (broadband), dhe si ky zhvillim nuk është shoqëruar nga me një infrastructure te përshtatshme, por ka qënë një zhvillim kaotik, ku institucioni i AKEP tentoi ta rregullojë me një rregullore të detajuar hartuar në vitin 2011 për kushtet e instalimit dhe montimet të paisjeve të rrjeteve kabllore urbane.
 
Fjalimi i plotë i Kryetarit të AKEP Z.Piro XHIXHO