KOMUNIKIMET DIXHITALE – MAKSIMIZIMI I SHFRYTËZIMIT TË SPEKTRIT; MUNDËSITË DHE SFIDAT

KOMUNIKIMET-DIXHITALE-250315-STiranë më 20 Mars 2015, pranë Hotel Tirana International u mbajt takimi i punës (workshop) me temë: “Komunikimin Dixhital: Maksimalizimi i Spektrit”, organizuar nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike në bashkëpunim me Komisionin Europian.

Qëllimi i këtij eventi ishte bashkimi në takim i eksperteve të fushës dhe vënia në dukje të benefiteve të procesit të dixhitalizimit, duke dhënë një panorame të qartë  të stadit aktual dhe të vështiresive që po paraqiten gjatë procesit, për të pasur një kuptim më të plotë dhe për  të nxitur përshpejtimin e  kalimit në trasmetimet dixhitale. Vlen për tu përmëndur pjesëmarrja në këtë takim të Kryeministrit Z.Edi Rama, Z. Francois Rancy, Drejtor i Radiokomunikacioneve pranë Unioni Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU)dhe perfaqesues nga organizmat nderkombetare rezidente ne Tirane. Nga institucioni i AKEP ishin të pranishëm Kryetari  Z.Piro Xhixho, anëtarët e Këshillit Drejtues, dhe përfaqësues të nivelit të lartë drejtues.

KOMUNIKIMET-DIXHITALE-02-250315-SZ.Xhixho në fjalën e mbajtur në takim paraqiti hapat e ndërmarre nga institucioni i AKEP  në kuadër të përdorimit të brezave të frekuencave në administrim të tij mbi bazën e detyrimit ligjor të neutralitetit teknollogjik dhe heqjes së kufizimeve në përdorimin e tyre sipas tekonilogjive të zhvilluara. Për këtë AKEP ka bërë disa konsultime publike dhe tavolina të rrumbullakëta që lidhen me përdorimin e spektrit aktual për shërbimet UMTS/LTE.  Gjithashtu Z.Xhixho përmëndi mbylljen e tenderit publik për brezin 1800 Mhz, dhe hapjen e tenderit për Brezin 2600Mhz dhe për disa kanale të lira në brezin 900Mhz. Z.Xhixho vlersoi faktin qe Brezi 1800 Mhz dhe 2600 Mhz janë më të preferuar per zonat urbane dhe brezi 800 Mhz per zonat rurale dhe të largëta. Gjithashtu Z.Xhixho u shpreh që DIVIDENDI DIXHITAL është një mundesi unike për të plotësuar kërkesën në rritje për shërbimin e komunikimit pa tel dhe përhapjen e shërbimeve inovative, dhe theksoi edhe përfitimet që do ti sjell buxhetit të shtetit nga dhënia e këtij nëpërmjet një tenderi publik. Në këtë kontekts përdorimi i brezit 800 MHz do të jetë një hap i rëndësishëm në arritjen e objektivave të infrastrukturës mobile për teknologjinë LTE.

Fjalimi i Plotë i Kryetarit të AKEP Z.Piro Xhixho