TAKIM PUNE MIDIS AKEP DHE ARKEP

AKEP-ARKEP-30415-STiranë më 2 prill 2015- Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP), ka kryer një vizitë pune pranë institucionit të AKEP. Perfaqësimi i ARKEP përbehej  nga, Z. Ekrem Hoxha - Kryetar i   ARKEP, si dhe nga; Z. Naser Shala - Anëtar i Bordit të ARKEP, Z.Visar Halimi - Shef i Departatmentit të Menaxhimit të Frekuencave, Z.Ilir Imeri-Shef i Departatmentit të Komunikimeve Elektronike, Z. Astrit Ajvazi-Shef i Departamentit të Radio Monitorimit dhe Inspektimeve. Delegacioni i ARKEP u mirëpritën nga; Z. Piro Xhixho-Kryetar i AKEP, Znj. Ketrin Topçiu – Anëtare e Këshillit Drejtues, Znj. Klarina Allushi – Anëtare e Këshillit DrejtuesZ. Alban Karapici – Anëtar i Këshillit Drejtues, Z. Rudolf Papa - Drejtor i Kabinetit, si dhe nga; Z. Shefqet Meda - Drejtor i Administrimit të Frekuencave, Numeracionit dhe Autorizimeve dhe, Z.Vasil Mitezi - Drejtor i Monitorimt të Frekuencave, Cilësisë dhe Monitorimit. Gjatë vizitës u organizua dhe një takim pune, ku ndër, të tjera, u diskutua rreth shkëmbimit të përvojave dhe praktikave për tenderimin e brezit të frekuencave1800 MHz dhe 2100 MHz, etj., si dhe mbarëvajtjes së marrëveshjes së harmonizimit të frekuencave në “brezat kufitare” për shërbimet GSM dhe arritjeve te marrëveshjeve te reja per harmonizimin e shfrytëzimit te frekuencave per shërbime UMTS (3G) dhe LTE (4G) ne zonat kufitare. Ne fund te vizitës të dyja palët shprehen interesin dhe dëshirën e përbashkët, për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave midis dy institucione në të ardhmen e afërt.