NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN DHE PJESMARRJEN NE TENDER

logo-akep-lajm-1Tirane - 09.04.2015.
Eshte zhvilluar ne ambjentet e AKEP  tenderi publik “Procedure e Hapur” me objekt: "Mbi dhënien e të drejtës së përdorimit në brezin e frekuencave 2500-2690 MHz për aplikimet TRA-ECS".

Ky brez do te jepet mbi parimin e neutralitetit teknologjik dhe te sherbimeve te ofruara.

Ky brez eshte i pershtatshem per ofrimin e sherbimeve brezgjere pa tel (Wireless Broadband-WBB).

Ky percaktim nenkupton shpejtesi te larta te transmetimit te te dhenave  ne vendodhje fikse dhe te levizshme.

Shërbimet e ofruara në këtë brez frekuencash synojnë kryesisht aksesin e perdoruesit fundor ne sherbimet me brez te gjere.

Tenderi ofronte mundesine e dhenies ne perdorim te spektrit te ciftuar dhe ta paciftuar nga ky brez bazuar ne parimet e percaktuar nga ITU dhe CEPT.

Gara u hap per 14 blloqe 2x5 MHz, spekter i ciftuar,  dhe 10 blloqe nga 5MHz secili, spekter i paciftuar.

Pjesmarres ne tender ishin sipermarresi Albanian Mobile Communication sh.a. dhe  sipermarresi Vodafone Albania sh.a.

Bazuar ne ofertat e paraqitura sipermarresi:

  • Vodafone Albania sh.a. ka ofertuar per 4 te drejta perdorimi 2x5 MHz nga spektri i ciftuar dhe 4 te drejta perdorimi nga 5 MHz nga spektri i paciftuar. Ne total 20 MHz spekter i ciftuar dhe 20 MHz spekter i paciftuar.
  • Albanian Mobile Communication sh.a. ka ofertuar per 4 te drejta perdorimi 2x5 MHz nga spektri i ciftuar dhe ne total 20 MHz spekter i ciftuar.

Te gjitha ofertat plotesonin kriterin e cmimit minimal prej 750.000 euro per te drejte perdorimi 2x5 MHz nga spektri i ciftuar dhe 60.000 euro per te drejte perdorimi 5 MHz nga spektri i paciftuar.

Me date 15.04.2015 AKEP do te njoftoje klasifikimin e ofertave te vlefshme per secilin ofertues per secilin raund vleresimi.