FORUM I ITU MBI ZHVILLIMIN RAJONAL

RDF-EUR-20-April-2014-SNë periudhën 20-22 prill 2015, u mbajt në Bukuresht, Rumani, Forumi Rajonal për Europën, organizuar nga Byroja e Zhvillimit të Telekomunikacioneve (BDT) të Unionit Ndërkombëtarë të Telekomunikacionit (ITU), me ftesë së Ministrisë së Shoqërisë së Informacionit së Rumani-së, dhe në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtarë për Menaxhimin dhe Rregullimin e Komunikimeve të Rumanisë (ANCOM). Forumi u cel nga; Z. Sorin Mihai Grindeanu, Ministër për Shoqërinë e Informacionit i Rumani-së, pasuar nga Z. Marius-Katalin Marinesku, President i Autoritetit Kombëtar për Menaxhimin dhe Rregullimin e Komunikimeve të Rumanisë (ANCOM), dhe nga Z. Brahiman Sanou, Drejtor i Byrosë së Zhvillimit të Telekomunikacionit (BDT). Qëllimi i Forumit ishte realizimi i një dialogu të nivelit të lartë midis Byrosë së Zhvillimit të Telekomunikacionit (BDT) të ITU-së, vendimarrësve, qeverive, dhe rregullatorëve të shteteve anëtare të ITU-së. Angazhimi  kryesor i Forumit ishte hartimi i një plani zhvillimi tre (3) vjecarë (2015-2017) për pesë (5) iniciativat rajonale Europiane të adoptuara në Konferencën Botërore mbi Zhvillimin e Telekomunikacionit 2014 (WTDC-14) mbajtur në Dubai. Konkretisht për iniciativat në fushat e Inovacionit, brezit të gjërë, spektrit dhe trasmetimeve, sigurise kibernetike dhe aksesit. Në forumin Rajonal Europian, AKEP u përfaqësua nga; Znj.Klarina Allushi Anëtare e Këshillit Drejtues, Z.Donald Shtrepi Drejtor i Drejtorisë së Tekonologjisë së Informacionit dhe Aplikacioneve, dhe nga Z. Altin Rrapaj Drejtor i Drejtorisë së Tregjeve, Tarifave, dhe Shërbimit Postar.