SAMITI I PARE RAJONAL I RREGULLATOREVE TË RAJONIT

SAMITI--I-PARE-RAJONAL-I--RREGULLATOREVE-TË-RAJONIT-STiranë më 12 maj 2015 - Në kuader të Forumit të 6-të InfoCom Albania, AKEP oragnizoi Samitin e Parë Rajonal të Rregullatoreve në Tirane, me pjesëmarrje të perfaqësuesve më larte të  rregullatorëve të rajonit. Më konkretisht pjesëmarrës në Samiti ishin;  Dr. Veselin Bozhkov, Kryetarë i Komisionit Rregullator të Komunikimeve (CRC) së  Bullgarisë, Dr. Milan Jankovic,  Drejtor i  Agjensisë Rregullatore për Komunikimet  Elektronike dhe Postare (RATEL) së  Serbisë, Z.Robert Ordanoski, Drejtor i Agjensisë së Komunikimeve ( AEK) së Maqedonisë,  Dr. Drazhen Lucic  President i Këshillit të Agjensisë Rregullatore së Industrisë së Rrjetit ( HAKOM) së  Kroaci-së, Z. Ekrem Hoxha Kryetarë i Autoritetit Rregullative të Komunikimeve  Elektronike dhe Postare (ARKEP) se Kosovës, Dr. Minas Karatzoglou, Ekspert  i Lartë Rregullator së Komisionit të Postës dhe Telekomunikacionit (EETT) së Greqisë. Perfaqësuesit të nderuar të rregullatoreve gjatë samitit të organizuar nga AKEP, mbajtë prezantime duke paraqitur  përvojat e tyre më të fundit në fushen e komunikimeve elektronike, konkretisht në menaxhimin dhe proceduart e dhënies së frekuencave (4G), menaxhimin e tregut të komunikimeve, në penetrimin e telefonisë fkse dhe mobile, si dhe në inovacionet në fushën e Internetit me baze të gjërë (Broadband). Ky samit shërbeu si mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave ndërmjet institucioneve rregullatore, për të përfituar nga përvojat e vëndeve të rajonit në fushën e komunikimeve elektronike. AKEP në kuadër të pritjes së Delegacionve të Rajonit organizoj një tur në zonën jugore të Shqipërisë për pjesëmarrësit në Samitit, tur në të cilin u vizitua qyteti  muze i Gjirokastrës, i cili me rastin e festivalit folklorik ofroj një eksperiencë unike për vizitorët. Gjithashtu gjatë turit në rivieren jugore të Shqipërisë përfaqësuesit e rregullatorëve të rajonit shprehen konsideratën me të lartë për bukuritë natyrore që vezhguan gjate turit, dhe gjithashtu shprehën deshirën për të vizituar përsëri rivieren në të ardhmen e afërt.