MEMORANDUM MIRËKUPTIMI MIDIS AKEP DHE CRC

MOU-MIDIS-AKEP-DHE-CRC-STiranë më 12 maj 2015- AKEP në kuadër të rritjes së bashkëpunimit me Entet Rregullatore të Rajonit, ka përmbyllur me sukses, në Tiranë gjatë Samitit të Rregullatorëve të Rajonit të organizuar nga AKEP, firmosjen e Memorandumin të Mirëkuptimit midis Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Shqipërisë (AKEP) dhe Komisionit Rregullator të Komunikimeve të Bullgarisë (CRC). Me firmosjen e Memorandumit nga Dr.Veselin Bozhkov Kryetar i (CRC) dhe Z.Piro Xhixho Kryetar i (AKEP), është hedhur një hap i rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit midis institucionit të AKEP dhe CRC, duke siguruar për të ardhmen një bashkëpunim më të frytshëm të dy institucioneve në shkëmbimin e përvojave, informacioneve, dhe trajnimin të stafeve përkatëse   në fushën e komunikimeve elektronike