WORKSHOP RAJONAL PËR EUROPËN DHE CIS, MBI ADMINISTRIMIN E SPEKTRIT

5-7-Maj-ITU-Wrkshop-Budapest-SNë periudhën 5-7 Maj 2015, u mbajt në Budapest, Hungari Workshop-i Rajonal për Europën dhe CIS, mbi “Administrimin e Spektrit dhe kalimin ne transmetime Numerike tokesore ” organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Medias dhe Infokomunikimit te Hungarisë (NMHH).
Ky seminar është organizuar në kuadër të Iniciativës Rajonale Evropiane të miratuar nga WTDC-14 për Administrimin e Spektrit dhe Kalimin ne Transmetimet Numerike që kërkon të sigurojë një bazë për shkëmbimin e praktikave më të mira që hasen në procesin e kalimit te transmetimeve televizive numerike tokësore dhe punës drejt maksimizimit te përfitimeve ekonomike dhe sociale të dividentit dixhital. Gjithashtu, nje vend te rëndësishëm ne tematikat qe u trajtuan ishte edhe zhvillimi i mëtejshëm i qasjeve të unifikuara në mënyrë që të rriten avantazhet që ky kalim do të sjellë në rajonin e Evropes Qendrore-Lindore dhe se si të përmirësohet administrimit i spektrit.
Prezantimet e mbajtura, duke përfshirë edhe informacion me te detajtuar mbi zhvillimet e seminarit gjenden ne faqen e ITU në linkun
Në forumin Rajonal Europian, AKEP u përfaqësua nga; Z.Shefqet Meda, Drejtor i Drejtorisë së Administrimit te Frekuencave, Numeracionit dhe Autorizimeve dhe nga Z. Vasil Mitezi, Drejtor i Drejtorisë Monitorimit te Frekuencave, Cilesise dhe Inspektimit