TAKIMI I 23-te PLENAR I BEREC DHE ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E IRG

logo-berec-STiranë më 8, qershor 2015- Në datat 3- 5 qershor në Bergen, Norvegji u mbajt takimi i 23-të plenar të Organit Europian të Rregullatorëve të Komunikimet Elektronike ( BEREC ) dhe Asambleja e përgjithshme e Grupit të Pavarur të Rrëgullatorëve (IRG). Takimi plenar i 23-të u kryesua nga Prof. Fátima Barros, Presidente e Bordit të Autoritetit Kombëtarë të Komunikacionit të Portugali-së (ANACOM), dhe u fokusua në Rregullacionin Europian. Gjithashtu përfaqësuesi i komisionit Europian Z. Roberto Viola njoftoi që Komisioni Europian nga data 6 maj 2015 ka adoptuar  Strategjine për një Treg Unik Dixhital të BE-së, i përbërë nga 16 masa kyçe të cilat duhet të përbyllen nga Komisioni Europian brënda fundit të 2016. Në Takimin Plenar dhe Asamblenë e Përgjithshme nga AKEP morën pjesë Kryetari i Këshillit Drejtues, Z. Piro Xhixho dhe Drejtori i Kabinetit, Z.Rudolf Papa.