AKEP MERR PJESE NE SESIONIN E 8-të PLENAR TE ERGP

ERGP-080715-STiranë, 7 Korrik 2015 -  Nën organizimin e Autoritetit Rregullator të Republikës së Lituanisë u mbajt në Vilnus, Lituani Sesioni i 8-të plenar  i  Grupit  Europian  Rregullator të Shërbimin Postar (ERGP).

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Shqipëri-së (AKEP), u përfaqësua në këtë sesion nga Kryetari i Këshillit Drejtues z.Piro Xhixho.  z. Xhixho në fjalen e tij falenderoi shtetet anëtare për votim pro marrjes së statusin ë vëzhguesit për AKEP, si dhe  gjithashtu përshkroi gjëndjen e tregut postare dhe të shërbimit postarë në Shqipëri.

Cështjet që u diskutuan në Sesion ishin: Kontabiliteti rregullator dhe rregullimi i çmimit, implementimi dhe zhvillimi i shërbimit universal, cilësisë së shërbimit dhe kënaqësisë se perdoruesit (end –user satisfaction), zhvillimin e tregut dhe efektet rregulluese, si dhe tregtia ndërkufitar ofrimi e-commerce në tregun unik dixhital të BE-së.