AKEP PRET PËR VIZITË PUNE PËRFAQËSUESIT TË EKIP

EKIP maliizi210715-STiranë më 21 Korrik 2015- AKEP priti më 20 Korrik  pranë zyrave qëndrore  delegacionin nga Agjensia e Mal-it të Zi për Komunikimet Elektronike dhe Shërbimin Postare (EKIP) të përbërë nga z. Zoran Sekulic – Drejtor Ekvekutiv, zj.Ana Radonjic- Anëtare e Këshillit, z. Boris Jevric – Shef i Departamentit të Radiokomunikimit, z. Elvis Babačić – Menaxher i Radiokomunikimit Fiks dhe Mobile, si dhe z.Boris Vukčević – Këshilltar për Marëdhëniet Ndërkombëtare,  te cilet u pritën nga Kryetar i Këshillit Drejtues të AKEP, z. Piro Xhixho, Anëtarët e Këshillit Drejtues , Drejtori i Drejtorisë së Monitorimit të Frekuencave, Cilësisë, dhe Inspektimit,  z.Vasil Mitezi, si dhe nga Drejtori i Drejtorisë së Administrimit të Frekuencave, Numeracionit, dhe Autorizimeve,  z. Shefqet Meda. Delegacioni i EKIP ndodhej në Tiranë për të diskutuar reth rezultateve të matjeve të përbashkëta të kryera më datë 10.06.2015 në territorin e Mal-it të Zi dhe të Shqipëri-së, në kuadër të zbatimin të Marrëveshjes  Teknike mbi Përdorimin e brezave 900 Mhz dhe 1800 Mhz në Zonat Kufitare, si  dhe për të diskutuar mbi çështje të tjera në interes për dy institucionet në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar midis palëve.