AKEP MERR PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE TË TELEKOMUNIKACIONIT (CONTEL)

CONTEL austri210715-S

Grac më 15 korrik 2015- AKEP mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit (ConTel), konferencë e cila oragnizohet në një interval dyvjecar nga viti 2011 nga bashkpunim midis Autoritetit Rregullator të Transmetimeve dhe Telekomunikacionit të Austri-së (RTD), Autoritetit Rregullator për Industrinë e Rrjetit së Kroaci-së (HAKOM) , Universitetit te Zagrebit si dhe Universitetit të Teknologjisë së Grac-it. Në kuadër të konferencës mbahet seminari mbi sfidat e Rregullatorëve në Tregun të Komunkimet Elektronike. Vlen për tu përmëndur pjesëmarrja në Seminar e Prof. Fatima Barros Presidente e Rregullatorit të Portugali-së (ANACOM), si dhe Kryetare për 2015 e Organizatës së Rregullatorëve Europian për Komunikimet Elektronike (BEREC) , e cila mbajti leksionin hapës të seminarit.

Në këtë konferencë AKEP u përfaqësua nga z.Piro Xhixho, Kryetar i Këshillit Drejtues të AKEP,i cili mori pjese dhe foli ne panelin dedikuar  sfidave te tregut Unik Dixhital, si dhe ju pergjigj pyetjeve te auditorit lidhur me sfidat qe paraqiten ne kete drejtim ne tregje si Shqiperia.

Për më shumë informacion ju lutemi të kontrolloni: 

 

http://www.contel.hr/2015/workshop-reg-chal/