INAGUROHET QENDRA RAJONALE NË KRUJË - STACIONI FIKS I MONITORIMIT

foto 1Më datë 09 Shtator 2015, Anëtarët e Këshillit Drejtues të AKEP, Z.Piro Xhixho,Z.Alban Karapici, Znj.Anila Denaj, Znj.Ketrin Topciu dhe Znj.Klarina Allushi, së bashku me Drejtorin e Kabinetit të Kryetarit të AKEP, Z. Rudolf Papa, zhvilluan një vizitë në ambientet e Qendrës Rajonale në Krujë, ku u zyrtarizua vënia në funksion e Stacionit  të Parë Fiks të Monitorimit, si një pikë tepër e rëndësishme  për mbulimin e një zone 70 km rreth Tiranës, duke përfshirë dhe aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Ky stacion ndërtohet në kuader të implementimit të “Projektit për ngritjen e Sistemit Kombëtar të Monitorimit të spektrit të frekuencave”, qëllimi i të cilit është të trajtojë  karakteristikat thelbësore të teknikave dhe veprimtarisë së monitorimit të spektrit në një sistem të mundshëm kombëtar të vendit tonë. Studimi për sistemin kombëtar shqiptar të monitorimit të spektrit ka filluar nga një grup pune i AKEP-it në bashkëpunim me asistencën e ITU dhe material bazë në trajtimin e çështjeve ka shërbyer Manuali i Radiomonitorimit të ITU (Radiomonitoring Handbook).

 

foto 2

Sistemi i ri i monitorimit do të përmbajë tipet vijuese të stacioneve monitoruese:

-        1 Qendër Kontrolli Kryesore (MCC) në Tiranë, mbështetur nga:

-        2 stacione fiks monitorimi (RFMS) për të mbuluar një zonë rreth 70 km. rreth Tiranës për gjithë detyrat e monitorimit, përfshi Okupimin e Brezit të Frekuencave (FBO) dhe Okupimin e Kanaleve të Frekuencave (FCO) dhe trajtimin e interferencave;

-        2 stacione të lëvizshëm monitories (MMS) për gjithë tipet e operacioneve të monitorimit të lëvizshëm;

-        1 stacion monitorues i transportueshëm (TMS) për gjithë tipet e operacioneve të monitorimit, përfshirë FBO, FCO, dhe trajtimin e interferencave;

-        8 stacione të thjeshtë monitorues të komanduar në distance (SRFMS), për mbulimin e zonave më të largëta në Shqipëri.