NËNSHKRUHET MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT MIDIS AKEP DHE UKEI

Delegacja Albania 1Në kuadër të bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare, në fushën e komunikimeve elektronike dhe postare, më datë 23/09/2015, pas negociatave të zhvilluara u ra dakort dhe u nënshkrua në Varshavë, Memorandum i Mirëkuptimit në fushën e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (MoU) ndërmjet Zyrës së Komunikimeve Elektronike të Republikës së Polonisë (UKE) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).  MoU për palën e AKEP-it u nënshkrua nga Z.Piro Xhixho, Kryetar i Këshillit Drejtues dhe për palën e UKE-së nga Znj.Magdalena Gaj, Presidente.

 

Nënshkrimi i MoU i hap rrugën rritjes së nivelit të shkëmbimit të informacionit dhe eksperiecave të dobishme midis dy organeve rregullatore homologe, si në fushën e komunikimeve elektronike, ashtu dhe në atë postare. Gjithashtu UKE u angazhua për një mbështetje sa më të gjerë edhe në drejtim të trajnimit të stafit dhe projekteve me interes për AKEP-in.