KONFERENCA E 13 NDËRKOMBËTARE E AGJENCIVE RREGULLATORE TË RAJONIT TË BALLKANIT ME TEMË REGULATORY ACTIVITY IN ELECTRONIC COMMUNICATIONS SECTOR

Regulatory seminar BudvaNë kuadër të Festivalit XXIII të ICT - INFOFEST 2015 pranë Hotelin "Maestral", në Budva, Mali i Zi, në datat 28 - 29 Shtator 2015 u mbajt Konferenca e 13 Ndërkombëtare e Agjencive Rregullatore të rajonit të Ballkanit me temë "Regulatory activity in electronic communications sector .

Konferenca u organizua nga Agjencia për Komunikime Elektronike dhe Shërbime Postare (EKIP) e Malit të Zi dhe International Telecommunication Union (ITU). (http://www.itu.int/en/ITU-D/Regional-Presence/Europe/Pages/Events/2015/RegulatoryConference/Expanding-Broadband-Access-and-Adoption.aspx)

Në Konferencë delegacioni i AKEP kryesohej nga Kryetari i AKEP Z. Piro Xhixho i cili në ceremonine e fillimit të Konferencës mbajti një fjalë përshëndetëse.

Fjala e Kryetarit të AKEP

Konferenca u fokusua në mundësinë e një dialogu të nivelit të lartë mbi strategjitë dhe politikat në zhvillimin e broadband në rajon, përmes diskutimeve rreth sfidave dhe mundësitë që ofrohen nëpërmjet rrjeteve me shpejtësi të lartë dhe të shërbimeve të ofruara mbi infrastrukturë moderne.

Në Seksionin e 2 të Konferencës, Znj. Lida Toska bëri prezantimin me temë “Expanding Broadband Access and Acceptance in Albania”.

Prezantimi i Znj.Lida Toska